streha

Shtëpia jote në Kosovë, gjithmonë gati.

Vizitojmë shtëpinë çdo muaj, e pastrojmë dhe e kontrollojmë. Pas çdo vizite merr raport me foto, datë dhe orë.

Pse Streha

Tubat mbeten mirë

Uji rrjedh, ajri qarkullon. Lagështia dhe myku nuk kanë kohë të zënë vend.

Shikon çdo vizitë

Foto dhe video me datë e orë, direkt në telefon.

Pa i kërkuar nder askujt

Një çmim i qartë çdo muaj, një person kontakti për gjithçka.

Pushimet fillojnë menjëherë

Kur arrin, shtëpia është e pastër dhe gati.

Si funksionon

  1. 1

    Zgjidh paketën

    Na shkruaj ku e ke shtëpinë dhe çfarë të duhet.

  2. 2

    Na beso çelësin

    Çelësi ruhet në kuti të mbyllur. Çdo hyrje shënohet.

  3. 3

    Merr raportin

    Pas çdo vizite, në aplikacion: lista, foto dhe shënime.

Paketat

Bazë

35 € në muaj

  • 1 vizitë në muaj
  • Uji në çdo rubinet
  • Ajrim dhe kontroll
  • Raport me foto
Zgjidh

Plus

Më e kërkuara

69 € në muaj

  • Gjithçka nga Bazë
  • Pastrim i lehtë
  • Oborri dhe kopshti
  • Organizojmë riparime
Zgjidh

Premium

nga 109 € në muaj

  • Gjithçka nga Plus
  • 2 vizita në muaj
  • Kamera dhe alarm
  • Ndërhyrje urgjente
Zgjidh

Edhe pa abonim

Pastrim para ardhjes

Shtretërit gati, frigoriferi plot sipas dëshirës.

Pastrim pas largimit

Shtëpia mbyllet e pastër dhe gati për dimër.

Instalim kamerash

Shiko shtëpinë nga telefoni.

Mjeshtër

Hidraulik, elektricist, bojaxhi. Ne organizojmë dhe kontrollojmë.

Ne jemi

Streha është krijuar nga diaspora, për diasporën. Idriz nga Gjermania kujdeset për ty si klient, partneri ynë në Kosovë kujdeset për shtëpinë.

  • Kontratë me shkrim
  • Listë kontrolli për çdo vizitë
  • Mund ta ndërpresësh çdo muaj

Pyetje

Kush e mban çelësin?

Çelësi ruhet në kuti të mbyllur me kod. Çdo hyrje në shtëpi del në raport me orë.

Ku punoni?

Fillojmë në një rajon dhe zgjerohemi hap pas hapi. Shkruaj qytetin në kërkesë dhe të themi menjëherë.

Si e marr raportin?

Në aplikacionin Streha, në telefon. Pa instalim nga App Store, hapet si faqe dhe ruhet në ekran.

A mund ta ndërpres?

Po, çdo muaj. Pa afat të gjatë.

Si paguaj?

Me faturë mujore, në euro.

Kërko ofertë

1 / 6